Vlersim nga Studentja Vinjeta Gashi
E punesuar.
Trajnimi tek Akademia Expert ka qenë një trajnim shumë i vlefshëm ku konceptet teorike trajtohen me shembuj konkret nga jeta e përditshme. Sot, në kohën kur studenti apo ekonomisti i ri është i etur për dije praktike, ky trajnim i praktikës financiare të ofron orientim për tregun e punës i cili po zhvillohet dhe ndryshon çdo ditë. Për mua si ekonomiste puna me një program financiar shumë të avancuar që ju e ofroni ishte një risi dhe me ofrojë një ngritje më të madhe profesionale. Me profesionalizmin e stafit të Akademis dhe përvojës së tyre qe nuk kanë ngurruar anjëherë ta ndajnë me ne studentët kanë bërë që çdo pjesëmarrës në trajnim ti shikojë dhe trajtojë problemet nga këndveshtrimi i një ekonomisti. Në përfundim të trajnimit studenti arrinë të sistemojë dijet, largojë frikën për të hyrë në tregun e punës, te krijojë përvojë të punës, si dhe përcaktimin e objektivave për të ardhmen. Ndihem e privilegjuar që isha pjesë e këtij stafi të shkëlqyeshëm dhe Akademisë Expert, që është një motiv dhe model për ne si të rinjë për të punuar me plane dhe ide të qarta dhe për të sjellë një frymë të re në vendin tonë.
Lexo më shumë rreth trajnimit:
(https://akademiaexpert.albtrix.net/praktiknekontabilitet )
#Trajnim #Praktikë #Punësim
Apliko online: http://akademia.albtrix.net.com/apliko
Tel: +377 45 105 205
Email: akademia@albtrix.net
Comments
Comments are closed.