Punesimet
Çfarë thonë studentet tanë për ne
falenderojm bashkpuntorët tanë për besimin e treguar ndaj nesh dhe studentëve tane
Urime punësimi Dardan Mahmutaj
Pas përfundimit me sukses të trajnimit praktikë në kontabilitet me programin EXPERT dhe provimit përfundimtarë, ne duke parë angazhimin e tij dhe interesimin për profesionin që ka zgjedhur e rekomanduam atë për punë tek klienti ynë Trepharm. në Departamentin e Financave.
Të urojmë punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme.
Të priftë e mbara Dardan!
Pas trajnimit të suksësshëm në zyret e Akademia Expert dhe praktikës së bërë aty po bëhen gati dy vite që un edhe u propozova nga ana e Akademia Expert për punë si kontabiliste.
Duke qenë nga të parat që fitova punën përmes juve desha të jem një shembull suksesi që të tjerët të jenë të motivuar lidhur me fushat e financave dhe kontabilitetit dhe të dinë se Expert është një urë lidhëse shumë e fuqishme gjë që ju jam shume falenderuese personalisht.
I gjithë stafi të jep vullnet për punë, ka hare në zyret e punës dhe çdo gjë behet në mënyren më professionale të mundshme përkunder gjitha atyre ngarkesave të punës që kanë.
Zgjedhja e studentëve të fillojnë trajnimin tek Akademia Expert është një fillim i një karriere të suksësshme.
Mos hezitoni kontaktoni Akademia Expert dhe të jeni të sigurt që do të mësoni shumë njohuri për botën e financave dhe kontabilitetit.
Trajnimi tek Akademia Expert më kanë ndihmuar shumë që njohurit e mija teorike t’i zbatojë në praktikë, poashtu edhe të punësohem. Sot në tregun e punës kërkohet që studentët përvec pjeses teorike të jenë të përgatitur edhe në lëmin praktik dhe këtë mundësi e ofron Akademia Expert. Mendoj dhe vlersoj që shërbimi dhe programi që e ofroni është i njejtë me atë që e ofrojnë kompanitë në shtetet e zhvilluara. Të njejtin mendim me mua e ndajnë edhe kolegët me të cilët tani punoj. Për ata studentë të cilët ende hezitojnë që të jenë pjesë e Akademisë ju sugjeroj që ta ndjekin, sepse puna praktike dhe gjitha ligjeratat të cilat do t’i vijonë do të shkojnë vetëm në dobi të tyre, e kjo do të ju mundësojë një karrierë të shkëlqyeshme dhe ngritje më e madhe profesionale. Jam falenderus dhe i privilegjuar që kam qenë pjesë e Akademisë, posqarësisht ndaj stafit të shkëlqyer.
Trajnimi tek Akademia Expert ka qenë një trajnim shumë i vlefshëm ku konceptet teorike trajtohen me shembuj konkret nga jeta e përditshme. Sot, në kohën kur studenti apo ekonomisti i ri është i etur për dije praktike, ky trajnim i praktikës financiare të ofron orientim për tregun e punës i cili po zhvillohet dhe ndryshon çdo ditë. Për mua si ekonomiste puna me një program financiar shumë të avancuar që ju e ofroni ishte një risi dhe me ofrojë një ngritje më të madhe profesionale. Me profesionalizmin e stafit të Akademis dhe përvojës së tyre qe nuk kanë ngurruar anjëherë ta ndajnë me ne studentët kanë bërë që çdo pjesëmarrës në trajnim ti shikojë dhe trajtojë problemet nga këndveshtrimi i një ekonomisti. Në përfundim të trajnimit studenti arrinë të sistemojë dijet, largojë frikën për të hyrë në tregun e punës, te krijojë përvojë të punës, si dhe përcaktimin e objektivave për të ardhmen. Ndihem e privilegjuar që isha pjesë e këtij stafi të shkëlqyeshëm dhe Akademisë Expert, që është një motiv dhe model për ne si të rinjë për të punuar me plane dhe ide të qarta dhe për të sjellë një frymë të re në vendin tonë.
Akademia Expert është një prej mundësive që studentët nuk duhet humbur së provuari, e në veçanti ata të Fakultetit Ekonomik. Unë, si shumica e studentëve të cilët humbën shpresën që pas kryerjes së studimeve mund të punësohemi, atë mundësi e gjeta tek Akademia Expert.
Me mundësinë e kryerjes së praktikës tremujore në këtë akademi dhe me stafin e saj profesional, përfitova aftësitë e kyçjes në tregun e punës dhe punës me financa. Pas periudhës tremujore më mundësuan punësim tek klienti i tyre, në kompaninë “Solid Group” në departamentin e financave ku sot vazhdojë ende punën me programin Expert, ku pa asnjë dyshimi mund të them se është një nga programet më të avancuara për menaxhimin financiar që aktualisht qarkullojnë në vendin tonë.
U jam gjithmonë falenderues dhe u rekomandojë të gjithë studentëve që të shfrytezojnë mundësinë e ndjekjes së trajnimit në Akademina Expert për një fillim të suksesshëm të karrierës në fushën e ekonomisë dhe financave.
Akademia Expert është një mundësi e artë përmes së cilës bëhet gërshetimi në mes të pjesës teorike dhe praktike.
Hapat e parë të praktikës në kontabilitet i mora në Akademinë Expert, e cila ka qenë si urëlidhëse mes meje dhe punëdhënësit aktual. Gjithçka është më e lehtë me stafin profesional të Akademisë të cilët janë në gjendje që në çdo kohë të na asistojnë lidhur me detyrat dhe paqartësitë tona. Ndaj ju rekomandoj të gjithë ekonomistëve të rinjë t`a ndjekin trajnimin e Akademisë Expert.
Akademia Expert është qendra më e mirë për trajnime profesionale dhe punë praktike në fushën e financave dhe kontabilitetit në vendin tonë, trajnime të cilat në veqanti ju dedikohen studentëve të fakultetit ekonomik.
Pjesë e Akademisë Expert isha edhe unë, ku me përfundimin e trajnimit dhe praktikës profesionale në këtë qendër mu dha menjëherë mundësia e punësimit në fushën e financave te njëri nga bashkpunëtorët e shumtë të Akademisë Expert. Njohuritë e përfituara dhe puna praktike e bërë në këtë qendër më shërbyen si bazë shumë e rëndësishme për ngritjen profesionale në fushën e financave.
Një rol shumë të rëndësishen në rritjen e cilësisë së trajnimeve dhe praktikës profesionale në këtë qendër e bënë edhe përdorimi i programit EXPERT, i cili është ndër programet më të sofistikuara dhe më të kompletuara për kryerjen e punëve në fushën e financave dhe kontabilitetit.
Të gjithë studentët të cilët dëshirojnë që të marrin njohuritë e duhura në fushën e financave dhe kontabilitetit, ua rekomandojë që të bëhen pjesë e trajnimeve të Akademisë Expert.
Faleminderit Akademia Expert për mundësinë e dhënë!
Trajnimet ne Akademia Expert me kan ndihmuar qe te ngritem profesionalisht dhe te pershtatem me tregun e punes.
Jam jashtëzakonisht mirënjohes Akademise “Expert” për të gjitha njohuritë profesionale që kam marr permes trajnimeve profesionale dhe praktikave. Për mua ishte eksperiencë mjaft e mirë dhe shumë e nevojshme për fushën time të studimit.
Përveç mikëpritjes së ngrohtë që më është bërë nga stafi më profesional, ata në asnjë moment nuk kanë hezituar të ndajnë me mua punën e tyre deri në detajet më të hollësishme.
Menjehere pas perfundimit te trajnimeve dhe praktikes më është dhënë mundesia e punësimit në fushen e financave , njohuritë qe kam marr gjatë trajnimeve e kanë bërë punën time më të lehtë.
Unë jam shumë mirënjohes dhe u rekomandojë të gjithë studentëve që të shfrytezojnë mundësinë e ndjekjes së trajnimit në Akademia Expert.
Trajnimet ne Akademia Expert me kan ndihmuar qe te ngritem profesionalisht dhe te pershtatem me tregun e punes.
Trajnimet ne Akademia Expert me kan ndihmuar qe te ngritem profesionalisht dhe te pershtatem me tregun e punes.
Trajnimet ne Akademia Expert me kan ndihmuar qe te ngritem profesionalisht dhe te pershtatem me tregun e punes.
Trajnimet ne Akademia Expert me kan ndihmuar qe te ngritem profesionalisht dhe te pershtatem me tregun e punes.
Faleminderit Akademia Expert si per perkrahjen gjate 3 muajve praktike ne zyret tuaja ashtu edhe per mundesin e punesimit. Ka qene knaqesi e vecante te jem pjese e stafit tuaj dhe ju jam shume mirenjohese per gjithcka qe keni bere. Jeni me te miret ! 💪🏼👏🏼